×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarm për vërshime në Kosovë për shkak të reshjeve, këto zona mund të përmbyten

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 11:31

    Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit ka paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve të shpejta në zonën e Prishtinës me rrethinë dhe pjesën veriore dhe lindore e Kosovës.


    Përmes një postimi në faqen zyrtare, Agjencioni ka parashikuar që të ketë vërshime qysh sot nga ora 12:00.

    “Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 23/06/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona do të paraqesin mundësi për paraqitje të vërshimeve të shpejta, siç janë rrjedha e sipërme e lumit Llap, zona e Prishtinës me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    https://www.facebook.com/AMMKKEPAAZSK/posts/3346293805404382

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!