×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmante: 5 të vdekur, 1 mijë e 765 raste të reja me COVID

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 14:58

    Pesë persona kanë vdekur dhe 1 mijë e 765 raste të reja me COVID gjatë 24 orëve të fundit.


    Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 1 mijë e 765 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Njoftimi i MSH-së:

    Sot në vend janë shëruar 121 qytetarë

    17 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.

    ℹ Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    ℹ Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

    ℹ Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.

    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 10.183.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!