Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth pranisë së shtuar të forcave policore në rrugën B në Prishtinë.
Nga Policia e Kosovës për gazetën online Reporteri.net kanë thënë se rreth orës 14:00, kanë pranuar informatën për një mjet të dyshimtë, konkretisht një çantë.
Fillimisht dyshohej për mjet shpërthyes, por policia bën të ditur se pas intervenimit të njësive përkatëse është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes.
“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.
Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes.”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.