×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmohen institucionet: Një shqiptar me koronavirus ka ikur nga spitali në Itali, ka rrezik të futet në Kosovë

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 11:27

    Një shqiptar i Maqedonisë që ishte prekur me koronavirus, ka ikur nga spitali Italian ku ishte i shtrirë dhe duke u trajtuar.


    Reporteri.net ka mësuar se institucionet e Kosovës kanë marrë një alarmim nga pala maqedonase që personi mund të tentojë të futet në Kosovë.

    Gazeta mëson se institucionet e sigurisë në Kosovë i kanë të dhënat e personit në fjalë, që nga emri, lloji i veturës si dhe targat e automjetit.

    Ndërkohë, deri tani as institucionet e Kosovës e as pala maqedone nuk kanë bërë public ndonjë detaj për këtë rast, pasi akoma nuk është lokalizuar personi në fjalë.

    Sidoqoftë, Kosova akoma nuk është e prekur me virusin famoz, ani pse mbi 10 raste të dyshuara ishin paraqitur në QKUK.

    Në Maqedoni, ndërkohë, një rast është konfirmuar, gjë që ka ngjallur reagimin e të gjitha shteteve përreth, sidomos Shqipërisë dhe Kosovës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!