×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon deputeti: Stafi shëndetësor nuk mbajnë maska dhe doreza në Klinikën Infektive

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 14:04

    Shemsedin Dreshaj, deputeti nga AAK gjatë raportimit të ministrit Rifat Latifi në komisionin për shëndetësi ka alarmuar se si stafi shëndetësor sipas tij, nuk mbajnë maska dhe doreza në Klinikën Infektive.

    Ai ka thënë se është shqetësuese se si ka parë relaksimin e profesionistëve shëndetësor që nuk mbajnë maska dhe doreza në Klinikën Infektive.

    Dreshaj tha gjithashtu se karakteristik e përgjithshme të menaxhimit të situatës është reagimi post festum dhe se kishte dashur qe kjo të jetë herë e fundit qe pasi të ngritet shqetësimi të veprojmë të gjithë vendet e rajonit kanë qenë më pandeminë Omicron para neve.

    Ministri Latifi në përgjigjen e tij tha se kjo që alarmoi deputeti është shqetësuese por se nuk ka parë ndonjë rast gjatë vizitave të tij në këtë qendër.

    “Është shumë shqetësues se fakti nëse ne relaksohemi. Në kujdesin intensiv kam shkuar disa here kur shkoi në shkoj asnjë relaksim sepse nuk kemi hapësirën për relaksim”, tha Latifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!