25 aksidente janë shkaktuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ka njoftuar Policia.
12 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 13 të tjerë pa të lënduar, behet e ditur në raportin 24 orësh të PK-së.
Përgjatë këtyre orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 52 tiketa trafik.
Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit pati apele të shumta nga policia për kujdes të shtuar në trafik, në mënyrë që të ketë shmangie të aksidenteve të cilat shpeshherë janë edhe fatale.
Dje, Policia ka kërkuar kujdesi maksimal nga pjesëmarrësit në trafik, posaçërisht i drejtuesve të automjeteve, për të shmangur aksidentet fatale dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.
“Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës në kuadër të fushëveprimit të saj ligjor që ka, do të aplikoj masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi”, ka bërë të ditur Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.