Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni ka pranuar se është njëri prej kandidatëve brenda kësaj partie në garë për kryetar të komunës së Gjilanit.
Hyseni ka thënë se në garë janë edhe dy kandidatë të tjerë, ku njëri prej tyre është kryetar i një pike në Lëvizjes Vetëvnedosje, ndërsa tjetri është vetëm anëtar i thjeshtë.
“Deri më tani, në përmbushjen e kriterit formal për mbledhjen e nënshkrimeve, 1/5 e nënshkrimeve të Këshillit të qendrës i kam mbledhur vetëm unë, të tjerët nuk e kanë plotësuar kushtin formal, pra, i vetmi që e kam përmbushur kushtin formal jam unë”, është shprehur Hyseni në “Edicioni Special”, njofton Klankosova.tv.
Më tej, Hyseni thotë se Vetëvendosja do ta mposht Lutfi Hazirin dhe çdo kundër-kandidat të kësaj partie ndërsa sipas tij, ka një arsye se pse VV-ja dallon nga subjektet e tjera politike.
“Njëra prej arsyeve se pse dallojmë si subjekt është se ne jemi rritur në frymën ku më shumë vlerësohet organizata se personi apo individi”, ka thënë Hyseni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.