Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, mbrëmjen e sotme ka vendosur ta kalojë me dy ministrat e Qeverisë Kurti dhe një deputete të Vetëvendosjes.
Një fotografi, ku Reshitaj shihet bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka publikuar deputetja Jeta Statovci, njofton Klan Kosova.
Të njëjtën e ka rishpërndarë edhe vetë Reshitaj në Instagram.
Reshitaj ishte e vetmja deputete nga AAK-ja që doli kundër vendimit të partisë për të votuar Vjosa Osmanin si presidente. Por, pas këtij vendimi ajo nuk u përjashtua nga partia, megjithëse kryetari Ramush Haradinaj pati thënë se vota e saj ishte pjesë e trafikimit të votave për zgjedhjen e presidentes.
Reshitaj ishte gjithashtu e vetmja deputete nga opozita që mori pjesë në votimin e bordit të ZRRE-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.