×
  • Lajme
  • Lajme / Legjislatura e re

    Albert Krasniqi tregon ndarjen e 100 ulëseve në Kuvend, sa janë gra e sa burra

    Reporteri
    20 Shkurt 2025 | 16:40

    Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se Vetëvendosje do të marrë 47 ulëse në legjislaturën e nëntë, prej tyre do të jenë 28 burra dhe 19 gra.

    Ndërsa sipas Krasniqit PDK do të ketë 25 deputetë, 17 burra dhe 8 gra.

    Ndërkaq LDK do t’i marrë 20 ulëse, 14 burra dhe 6 gra.

    AAK- Nisma do t’i ketë 8 deputetë, 5 burra dhe 3 gra.

    “Sipas rezultateve të KQZ për vendvotime, përbërja e Kuvendit të ardhshëm për 100 ulëset e shumicës do të duket kështu:

    VV: 47 deputetë, 28 burra dhe 19 gra (asnjë me kuotë)

    PDK: 25 deputetë, 17 burra dhe 8 gra (3 me kuotë)

    LDK: 20 deputetë, 14 burra dhe 6 gra (2 me kuotë)

    AAK-NISMA: 8 deputetë 5 burra dhe 3 gra (1 me kuotë)”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!