Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij në tubimin e 15 vjetorit të themelimit të partisë së tij, akuzoi ish-partnerët e tij të koalicionit, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai tha se LDK braktisi qeverisjen e mirë, e tani janë bashkuar në një qeveri koti me ata që kanë qenë që 20 vite në vjedhje, zhvatje e korrupsion, shkruan Reporteri.net.
Ish-kryeministri e ka fajësuar LDK-në se braktisi qeverisjen, sipas tij, të mirë dhe u bë bashkë me Presidentin Hashim Thaçi.
Sipas tij, LDK tani janë bashkuar në një qeveri koti me ata që kanë qenë që 20 vite në vjedhje, zhvatje e korrupsion.
Kurti akuzoi edhe presidentin e vendit i cili sipas tij është i zgjedhur me vota të kontrabanduara, duke thënë se u vërsul në gjykata kundër qeverisjes së mirë të VV-së.
“Ju ishit dëshmitarë kur presidenti i zgjedhur me vota të kontrabanduara, u vërsul me gjykata dhe të gjitha mjetet kundër qeverisjes së mirë, natyrisht ai nuk i gjen bashkëpunëtorë te LVV’ja, por i gjeti te Lidhja Demokratike, udhëheqja e së cilës e braktisi qeverisjen e mirë dhe qytetarët që i premtoi një qeveri të ndryshimit. Tani të gjithë janë bashkë në një qeveri koti, që kumbarë e ka presidentin e PDK’së”, tha Kurti.
Qeveria Kurti u rrëzua me mocion votëbesimi i cili mori përkrahjen e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas vetëm 51 ditë qeverisje. /Reporteri.net/