×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti arrin në zyrën e Ramës, erdhi pa eskortë

    Reporteri
    25 Tetor 2019 | 19:05

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po zhvillon sonte takim informal me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.


    Siç udhëtoi edhe herën e kaluar, kur shkoi në Tiranë për të festuar fitoren e Vetëvendosjes, Albin Kurti, raportohet se arriti në Kryeministrinë e Shqipërisë pa eskortë.Kosova.

    “Nuk erdhi me eskortë, i shoqëruar nga automjete. Doli shefi i protokollit në Presidencë dhe e priti dhe tashmë është futur në Kryeministri për një takim informal me kryeministrin Edi Rama. Ishte një takim i paralajmëruar. Ajo që është deklaruar se do të diskutohesh shumë çështje por pa i specifikuar ato. Është me dyshim nëse do të ketë një dyshim për shkak se takimi është informal”, raporton gazetari i OraNews.

    Ndryshe, Kurti kishte qenë para disa ditësh në Tiranë, por nuk u takua me shefin e Qeverisë. Këta dy të fundit kishin pasur miqësi më herët, por së fundmi kishin pasur përplasje rreth protestave të studentëve në Tiranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!