×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti del i nervozuar nga takimi me Thaçin, paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 17:10

    Kryeministri Albin Kurti ka dalë i nervozuar nga takimi me presidentin Hashim Thaçi, duke thënë vetëm dy fjalë.


    I pari i Qeverisë nuk është lëshuar në asnjë koment, por vetëm ka thënë se do të ketë konferencë të jashtëzakonshme pas gjysmë ore, shkruan Reporteri.net.

    “Konferencë e jashtëzakonshme pas 30 minutash”, ka thënë Kurti.

    Kryeministri Kurti nuk ka bërë të ditur arsyen e kësaj konference.

    Ndryshe, takimi në mes të Thaçit dhe Kurti ka zgjatur mbi 2 orë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!