×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti dhuron gjak dhe thotë dy fjalë për Astrit Deharin

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 15:54

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili ka fituar zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, ka deklaruar se me krijimin e qeverisë së re do të krijohet mundësia për të pasur drejtësi për Astrit Deharin.


    Kurti pasi ka dhuruar gjak për trevjetorin e vdekjes së ish-aktivitetit të Lëvizjes Vetëvendosje, u shpreh se pas marrjes së mandatit si kryeministër i vendit, do të hiqet trysnia e Ekzekutivit mbi Prokurorinë e Kosovës dhe do të mund të fillojë një hetim i ri për zbardhjen e rastit.

    “Me Qeverinë e re do të krijohet mundësia për të pasur drejtësi për Astritin, sepse kjo është drejtësi për shtetin tonë, për popullin tonë, për qytetarët e Republikës, me qenë se padrejtësinë për Astritin edhe shteti i së drejtës në vendin tonë ngelet shumë i mangët”, tha ai.

    Astrit Dehari u arrestua fillimisht si i dyshuar për sulm mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai vdiq në vitin 2016 në rrethana dyshuese derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit.Së fundi, rasti i tij ka kaluar në juridiksionin e Prokurorisë Speciale, nga Prokuroria Themelore në Prizren, pas arritjes së ekspertizës nga një Institut i pavarur në Zvicër, ku nuk përjashtohet mundësia e vrasjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!