×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti do të bëjë koalicion me Isa Mustafën, por pak ditë më herët e quajti hajn

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 20:14

    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherit pretendenti për t’u bërë kryeministër ka bërë akuza të rënda në drejtim të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, për kohën sa ky i fundit ka drejtuar qeverinë.


    Kurti ka befasuar jo pak me deklarimet e fundit të bëra në Top Channel, ku ndër të tjera ka deklauar se “kryeministrat e tjerë kanë vjedhur, kryeministrat tjerë kanë vjedhur. Kanë vjedhur ata”, duke aluduar në Isa Mustafën, shkruan Reporteri.net.

    Në minutën e 4 e 25 sekonda-të videos së mëposhtme Kurti thotë se kryeministrat tjerë kanë vjedhur:

    Kurti më tej ka deklaruar se ai nuk do t’i jep aministri askujt.

    “Unë nuk i japë amnisti askujt, prandaj mos më krahasoni me këta (kryeministrat) që kanë qenë më herët, që u jepnin amnisti të tyreve. Unë nuk jam ashtu”, ka deklaruar Kurti ndër të tjera në emisionin “Open” në Top Channel.

    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër Besnik Berisha, ish-këshilltar i Isa Mustafës, i cili ka thënë se Kurti duhet të deklarohet qartë dhe zëshëm pse po kërkon marrëveshje me hajna.

    “Z. Kurti, ” Me hajna, me hajna, dua pushtet”.
    Vardisje e levdata pafund privatisht, sharje e fyerje publikisht, po reflekton se fundmi formula qe po aplikon z. Albin Kurti per te negociuar me Lidhjen Demokratike te Kosoves, per nje koalicion te mundshem per bashkeqeverisje.
    Ky paradoks i diskursit te tij, jo i rralle, se fundmi u shfaq edhe ne paraqitjen e tij televizive ne Top Channel, ku z. Kurti nuk hezitoi t’u jap epitetin e hajnave ish kryeministrave te Kosoves, pjese e te cileve ishte edhe lideri aktual i LDK-se.
    Per nje lider qe synon pushtetin per ta crrenjosur kapjen e shtetit, e per ta luftuar kriminalitetin, nuk duket e arsyeshme e as e logjikshme te beje koalicion me hajna, nese te tille veç qenkan LDK dhe lideri i tyre. Z. Kurti duhet te deklarohet qarte dhe zeshem se pse po kerkon marreveshje me hajna!”, ka shkruar Berisha. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!