Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe i gjithë stafi i zyrës së tij i janë nënshtruar analizave për koronavirus.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se duke e pasur parasysh natyrën e punës së Kryeministrit dhe stafit të tij, natyrë kjo që parasheh takime të shpeshta me delegacione vendore dhe ndërkombëtare në funksion të kryerjes së detyrave zyrtare, dhe në kuadër të masave të nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19, si masë kujdesi, janë udhëzuar që t’iu nënshtrohen analizave.
“Rezultatet nga analizat kanë dal negative për të gjithë”.
“I ftojmë të gjithë të vazhdojnë me respektimin e masave të vendosura nga Qeveria dhe këshillave të profesionisteve”, deklaroi Kryeziu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.