Kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë kanë konfirmuar se janë dakorduar që të nisin punën për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë që, siç tha Rama, do të mbahet në Shkodër.
Sipas asaj që tha kreu i Qeverisë shqiptare, së shpejti do të mirret vesh rreth detajeve të mbledhjes së përbashkët, për të cilën nuk u dha një datë, shkruan Reporteri.net.
“Kemi pasur një komunikim të hapur, të rëndësishëm dhe intesiv se ku jemi dhe ku duam t’i çojmë marrëdhëniet tona duke synuar një shpejtësi të re në drejtim të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe duke gjetur gatishmëri të plotë reciproke. Kemi rënë dakord që të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive që do të mbahet në Shkodër, pasi herën e kaluar u mbajt në Pejë, por një vakum mes dy mbledhjeve na imponon që të bëjmë një mbledhje sa më produktive dhe jo vetëm kaq po në të dy hapësirat e mbledhjeve të qeverive do të vendosim një komision ndërshtetëror për të verifikuar ecurinë e marrëveshjeve”, ka thënë Rama.
Ndërkohë, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi se me Ramën u dakorduan për shumë gjëra, e sidomos për intensifikimin e implementimit të marrëdhënieve dhe arritjes së marrëveshjeve të reja./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.