×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti e Isa Mustafa u morën vesh vetëm për 1 gjë

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 19:27

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë përfunduar takimin e sontëm duke mos u marrë vesh për koalicionin, por duke u dakorduar që të takohen prapë.


    Burime të Reporteri.net konfirmojnë që nga të dy liderët është shprehur nevoja për një takim të radhës, mirëpo për detajet e takimit është lënë të vendoset më vonë.

    Ndërkohë, krerët e partive nuk kanë folur pas mbarimit të takimit, në vend të kësaj ata kanë zgjedhur t’u ikin gazetarëve.

    Edhe sonte, siç duket, posti i kryekuvendarit ka qenë “mollë sherri”, që VV e LDK të mos arrijnë marrëveshje.

    Para takimit të sotëm, Kurti e Mustasfa u takuan fshehtë të premten mbrëma larg syrit të mediave në Universitetin Amerikan, e jo siç u raportua në Prapashticë.

    Ky takim erdhi pas disa ditësh bllokadë, dhe fyerje e akuzave mes zyrtarëve të VV-së e LDK-së ku fajësuan njëri-tjetrin për mosarritjen e marrëveshjes./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!