Nenad Rashiq i është bashkuar kabinetit të Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit. Ai është emëruar këshilltar politik dhe udhëheqës i zyrës për çështje të komuniteteve.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet po ashtu se kryeministrit në detyrë Kurti ka emëruar edhe Aleksandar Stankoviq, Këshilltar Politik, shkruan Reporteri.net.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Nenad Rašić, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.Gjithashtu, kryeministri në detyrë Kurti ka emëruar edhe z. Aleksandar Stanković, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë”, thuhet në .
Vlen të theksohet se në zgjedhjet e 6 tetorit, Rashiq kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.