×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti emëron edhe një zëvendësministër

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 18:07

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Bardhyl Dobrën, zëvendësministër të Punëve të Brendshme.


    Bardhyl Dobra është në përfundim të doktoraturës, pranë Universitetit Gent në Belgjikë me temë “Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës”.

    Në një njoftim për media thuhet se Dobra është i lindur më​ 17 shkurt 1986 në Drenas.

    Përveç gjuhës shqipe, ai flet edhe gjuhën frënge dhe atë angleze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!