Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministre dhe një zëvendësministër, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Znj. Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
Znj. Dafina Gexha- Bunjaku, zëvendësministre e Shëndetësisë,
Z. Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 18 zëvendësministra”, njofton Zyra e Kryeministrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.