Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar sonte në Prizren, ku duket i buzëqeshur nën shoqërinë disa deputetëve të pakicave.
Ai, bashkë me Xhelal Sveclen dhe Mytaher Haskukën, kanë zhvilluar takim me deputetët që pritet ta përkrahin Kurtin për ta bërë Qeverinë, shkruan Reporteri.net.
Në fotografinë e publikuar nga mediat lokale, shihen deputetët Albert Kinolli, Emilia Recepi, Fikrim Damka, Rasim Demiri dhe Fidan Jilta.
Nuk është bërë e ditur se çfarë u bisedua në këtë takim, por dihet që u raportua nga mediat se disa nga këta deputetë ka mundësi t’i bashkohen LDK-së.
Kurti, ndërkohë, nuk ka komunikuar asgjë me mediat dhe takimi duket mjaft joformal. Takim të tillë ai pati mbajtur edhe pa u certifikuar rezultatet e zgjedhjeve./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.