Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se sot bëri homazhe në kompleksin “Adem Jashari” edhe me Shqipen, gruan e Rexhep Selimit, ish-komandantit të UÇK-së, i cili është duke gjykuar si i akuzar për krime lufte nga Gjykata Speciale e Hagës.
“Në Prekazin historik, ishim me Shqipen, gruan dhe bashkëluftëtaren e Rexhep Selimit, i cili më 23 nëntor bëri shpalljen publike të UÇK-së, me dy bashkëluftëtarët e tij, Mujë Krasniqin dhe Daut Haradinajn”.
“Padrejtësi është duke u bërë ndaj atyre që e shpallën UÇK-në, kjo me siguri nuk do të na dobësojë, këto do t’i tejkalojmë”.
“Gjatë këtyre dekadave duam të theksojmë se nuk është përmbushur sovraniteti i plotë i Kosovës, integriteti territorial, njohja e plotë ndërkombëtare dhe bashkimi i shqiptarëve për stabilitet”, ka thënë Kurti.
Shqipe Selimi, ishte pjesëtare e UÇK-së, ajo luftoi krah burrit të saj, Rexhep Selimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.