Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i bindur që ekziston një marrëveshje e gatshme që është arritur nga presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti Aleksandar Vuçiq.
Sipas shefit të Qeverisë, po provohet që të futet në këtë çështje edhe kryeministri i vendit që marrëveshja paraprake të marrë fuqi, shkruan Reporteri.net
“Unë jam i bindur që ka marrëveshje paraprake në mes të dy presidentëve. Unë po thirrem që ajo marrëveshje e gatshme të marrë fuqi”, ka thënë Kurti.
Ndër të tjera, Kurti ka thënë se Thaçi ka pësuar debakël meqë nuk ka arritur ta takojë presidentin Trump.
“Të qëndrosh disa ditë në Shtëpinë e Bardhë, të mos e takosh me presidentin amerikan, të mos e takosh as zëvendëspresidentit e të mos sjellësh asnjë investim, është debakël”, ka thënë Kurti”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, ka komentuar edhe çështjen e “anti-amerikanizmin”. Ai thotë se nuk është anti-amerikan, por shton se Thaçi është anti-evropian.
“Unë nuk jam anti-amerikan, unë jam kundër anti-amerikanëve. Por, presidenti(Thaçi), është anti-evropian. Unë jam edhe pro-amerikan dhe pro-evropian. Pra unë i dua edhe SHBA edhe BE”, ka shtuar Kurti./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.