Kryeministri në detyrë, Albin Kurti më në fund ka shkuar për ta vizituar Malishevën, që është komuna më e prekura nga pandemia COVID-19.
Albin Kurti u prit nga kryetari Ragip Begaj, me të cilin pritet të bisedojnë për trajtimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Kurti gjatë ditës do të vizitojë edhe komunën e Prizrenit.
Kujtojmë se mbrëmë Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, parti kjo që udhëheq me Malishevën e quajti të vonshme vizitën e Kurtit, duke thënë si ai apo ministri i Shëndetësisë është dashur të shkojë shumë më herët atje.
Por Kurti dje tha se arsyeja pse nuk ka shkuar është se para disa dite ka qenë në Malishevë ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.