Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, doli fitues në zgjedhjet e 6 tetorit, mirëpo ai tani ka 62 vota.
Këtë e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në Facebook, duke deklaruar ndër të tjera se Emilia Rexhepi është bërë sërish deputete boshnjake në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Ajo e konfirmoi votën e saj për mua si kryeministër dhe për qeverinë tonë të re. Sërish në “Ambient” të Prizrenit u takuam dhe biseduam për sfidat e qeverisë sonë për zhvillim ekonomik, për reformë arsimore, sundim të ligjit, demokratizim dhe barazi sociale, që nuk përjashton askënd”, shkruan Kurti.
Ndërsa tema për të cilën kanë diskutuar në takim Rexhepi dhe Kurti ishte forcimi i lidhjeve institucionale me Sanxhakun dhe Sarajevën.
“Znj. Emilia Rexhepi do të jetë sërish deputete boshnjake në Kuvendin e Kosovës. Ajo e konfirmoi votën e saj për mua si kryeministër dhe për qeverinë tonë të re. Sërish në “Ambient” të Prizrenit u takuam dhe biseduam për sfidat e qeverisë sonë për zhvillim ekonomik, për reformë arsimore, sundim të ligjit, demokratizim dhe barazi sociale, që nuk përjashton askënd. Diskutuam edhe për forcimin e lidhjeve institucionale me Sanxhakun dhe Sarajevën”, shkruan Kurti.