×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 10:24

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Kuvend, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për pandeminë COVID-10 dhe sigurimin e vaksinave.


    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, më parë i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtit dhe ministrit të Vitisë që të jenë të pranishëm në seancë.

    Ministri Vitia ka mbërritur më herët në seancë.

    Kujtojmë që seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është thirrur për të diskutuar rreth pandemisë COVID-19, menaxhimit dhe sigurimit të vaksinave, në kohën kur Kosova është një ndër venet e fundit të furnizuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!