×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti ndryshon statutin e partisë për t’i mbajtur dy poste

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 21:48

    Albin Kurti doli politikani më i votuar në zgjedhjet e gjashtë tetorit. Rrjedhimisht, atij i takon që të provojë i pari për ta krijuar Qeverinë.


    Në momentin që do ta marrë këtë pozitë, atij do t’i duhet ta lë postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo pasi që statuti aktual i partisë që ai drejton, këtë çështje e ka të rregulluar në këtë forme.

    Por, kjo duket se do të ndryshoj. Madje Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur të punoj intenzivisht që të ndryshoj këtë pikë të statutit.

    Kryesia e partisë që drejton Kurti, thonë se nuk paraqet tashmë asnjë problem që kryetari i tyre të jetë edhe shef partie por edhe në krye të Qeverisë.

    Një ndryshim të tillë nuk e shohin shumë të shëndetshëm për VV, njohësit e situatës politike në vend.

    Madje po konsiderojnë që do të ndikonte në imazhin e VV’së. Sipas Demhasaj, kjo do t’i jepte të drejtë ndarjes së VV dhe PSD-së.

    Në fund të vitit 2017 brenda Lëvizjes Vetëvendosje kishin filluar përçarjet. Pozita e kryetarit ishte ajo që kishte krijuar pakënaqësi tek grupi që u ndanë e që  tashmë i përkasin PSD’së. Ata nuk pranuan edhe një kandidim të Albin Kurtit për kryetar të Vetëvendosjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!