×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti arrin në Llap

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 20:30

    Lëvizja Vetëvendosje duket në disponim të mirë afro 1 orë pas mbylljes së rezultateve të zgjedhjeve lokale në Podujevë.


    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është parë duke arritur në selinë e Vetëvendosjes në komunën e Podujevës.

    Kurti ka arritur aty pasi janë mbyllur qendrat e votimit në ora 19:00 dhe pritet të fillojë numërimi i votave aty.

    Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shpallur fitoren menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, ndërsa deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, ka shkruar pak më parë në Facebook se kandidati i tyre Shpejtim Bulliqi ka fituar pa balotazh në komunën e Podujevës.

    Por kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari, ka thënë se është duke fituar në secilin vendvotim.

    Sipas tij, LDK-ja po fiton në secilin vendvotim.

    “Sigurisht presim rezultate të mira. Ende po vazhdon numërimi. Sipas informacioneve që kemi, jemi duke prirë në të gjitha vendvotimet. Shpresoj që kështu do të mbyllet kjo natë”, ka thënë Rudari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!