×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti ngushëllon familjet në Rahovec

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 8:34

    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik në Rahovec ku humbën jetën tre qytetarë.

    Kurti apeloi të gjithë drejtuesit që të bëjnë kujdes në qarkullimin rrugor, pasi jeta është e shtrenjtë.

    “Mësova me dhimbje e pikëllim për aksidentin fatal në Bërnjak të Rahovecit, ku kanë humbur jetën tre persona. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët e viktimave. Shpresoj të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen. Ju lutem të gjithëve të bëni kujdes në qarkullimin rrugor. Dhimbja është e madhe, jeta është e shtrenjtë!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Ndërkaq, dita e hënë e javës së ardhshme, 29 korrik është shpallur Ditë Zie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!