Presidenti Hashim Thaçi përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër do të pret në takim liderët institutcional dhe politik.
Nuk dihet nëse të gjithë liderët do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së presidentit Thaçi për takim.
Por kryeministri Albin Kurti në agjendën e tij për ditën e nesërme nuk ka paraparë ndonjë takim me presidentin Thaçi, shkruan Reporteri.net.
Në ora 10:30 kur Thaçi ka paraparë të nis takimin me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim me themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë.
Në ora 11:00 do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit që mbahet për 8 marsin ku deputetëve do t’iu drejtohet me një fjalë rasti Vasfije Krasniqi-Goodman.
Në ora 14:00, vetëm 30 minuta para takimit që Thaçi ka planifikuar të zhvilloi me Kurtin, ky i fundit ka paraparë të marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore.
Kurse në ora 15:30 Kurti ka paraparë të pres në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN. /Reporteri.net/.