×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti për Përparim Ramën: Nuk kam ndonjë vlerësim, mbetet të shihet

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 20:37

    Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se nuk ka ndonjë vlerësim për kryetarin e ri të Prishtinës, Përparim Rama.

    I ftuar në “Desku” në KTV, Kurti theksoi se s’ka ndonjë vlerësim për Ramën në kuptimin që nuk e njeh mjaftueshëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Njihem me të, por nuk mund të them se e njoh për pozitën që e ka tani”, tha Kurti.

    Kreu i Ekzekutivit shtoi se puna e Ramës mbetet të shihet.

    “Mbetët të shihet tash se çfarë qeverisje lokale do të kemi”, tha Kurti.

    Në zgjedhjet e raundit të dytë të 14 nëntorit, Përparim Rama ka mundur kandidatin e VV-së, Arben Vitia, duke u zgjedhur për të qeverisur Prishtinën në 4 vitet e ardhshme. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!