×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti prezanton 8 aderime të reja

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 21:15

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se në partinë që udhëheq sot kanë aderuar siç thotë shtatë inxhinierë dhe një skulptor.


    Kurti ndërsa ka treguar emrat e tyre dhe shkollimin, ka thënë se me të rinjtë e shkolluar që e duan studimin dhe punën po e zgjerojnë Lëvizjen.

    Njoftimi i plotë i Kurtit:

    Shtatë inxhinierë të rinj dhe një skulptor u anëtarësuan sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Me të rinjtë e shkolluar që e duan studimin dhe punën po e zgjerojmë Lëvizjen që t’i ndihmojmë Kosovës.

    Ata janë:

    Zgjim Bajraktari nga Prishtina, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i Komunikacionit dhe Transportit.

    Artrit Dili nga Prishtina, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, drejtimi i kompjuterikës, me profesionin programer softueri.

    Ledjon Behluli nga Suhareka, Master nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, drejtimi i elektronikës, me profesionin programer softueri.

    Ardian Buzhala nga Suhareka, Master nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i komunikacionit.

    Ramush Murati nga Gjilani, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i komunikacionit, student në Master, me profesionin inxhinier i KTA-së.

    Gazmend Krasniqi nga Malisheva, Akademia e Arteve në UP, drejtimi i skulpturës.

    Artan Krasniqi nga Malisheva, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, drejtimi Termoenergjetikë-Termoteknikë, student në Master.

    Ermal Masurica nga Dardana (Kamenica), Fakulteti i Makinerisë në UP, drejtimi i komunikacionit, student në Master, me profesionin inxhinier i KTA-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!