×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti refuzon ftesën e Presidentit Thaçi, jep dy arsye

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 13:08

    Presidenti Thaçi ftoi për takim në Presidencë liderët e partive politike në vend.


    Por kryeministri Kurti, ka refuzuar takimin me Presidentin dhe për këtë i ka dhënë dy arsye, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka thënë se arsyeja e parë e refuzimit të ftesës nga ana e Presidentit, është mosprezenca e tij në seancën e veçantë të Kuvendit, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    E para, sot është dita kur duhet të dëgjohet Vasfija, znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. Është dashur të vijë edhe Presidenti të dëgjojë në Kuvend. Jo të organizojë takime të ndara për të përçarë.”, ka thënë ai.

    Tutje, Kurti ka thënë se si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka interes as gatishmëri ta takojë Presidentin Thaçi.

    Së dyti, Presidenti sot e paska lënë t’i takojë krerët e partive. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk kam as interes e as gatishmëri ta takoj Presidentin aktual. Si Kryeministër e kam obligim. Takohemi një ditë tjetër kur të mbarojë me partitë.”, ka thënë ai.

    Presidenti i Kosovës i ka nisur takimet me liderë të partive politike këtë mëngjes.
    I pari që ka ardhur në zyrën e tij ishte lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

    Pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, Presidenti i Republikës së Kosovës është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!