×
  • Lajme
  • Lajme

    “Albin Kurti s’beson në zot, asnjë kërkesë s’ua plotësoi myslimanëve”, deputetja e AAK-së bën bujë me deklaratën

    Reporteri
    24 Shkurt 2023 | 20:08

    Një deklaratë e deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka marrë hov në rrjete sociale.

    Një pjesë gjatë një interviste, ku ajo thotë se Kurti është ateist dhe se nuk ka plotësuar nevojat e besimtarëve myslimanë, është prerë dhe publikuar.

    Videoja ka nxitur komente të shumta nga qytetarët përdorues të rrjeteve sociale.

     

    “Albin Kurti është ateist dhe nuk beson në Zot. Ai ka marrë votat e të gjithë besimtarëve muslimanë dhe asnjë kërkesë më të vogël elementare nuk ua ka realizuar”, ka thënë deputetja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!