×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti sot raporton para deputetëve për menaxhimin e pandemisë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 8:03

    Ish-kryeministri Albin Kurti raporton sot për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë.


    Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    Në këtë komision sot do të jetë ish-kryeministri i Kosovës, njëherit edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Kështu bëhet e ditur në njoftimin e këtij komisioni.

    Kurti pritet të merret në pyetje nga anëtarët e këtij komisioni në ora 14:00.

    Para Kurtit do të raportoj ish-udhëheqësi i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Nenad Rasiq

    R e n d i  i  d i t ë s:

    Miratimi i rendit të ditës,
    Dëshmitë e Dëshmitarëve
    -Ora 13:00 Nenad Rašić – ish udhëheqës i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës ,

    – Ora 14:00 – Albin Kurti – ish kryeministër i Republikës së Kosovës

    Të ndryshme.
    Vendi: N10

    Koha: 13:00

    Kujtojmë që në fillim të muajit shkurt të 2020-tës, me 66 vota pro asnjë kundër dhe 10 abstenime, Albin Kurti ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës. Ai bëri koalicion qeverisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) e cila doli partia e dytë fituese. nga ministritë që ndanë, Lëvizja Vetëvendosje mori edhe udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri kjo që në krye kishte, Arben Vitinë.

    Rrjedhimisht, Qeveria Kurti në mars u përballë me shfaqjen e virusit SARS CoV2. Kështu kjo qeveri mori një sërë masash për të parandaluar përhapjen e virusit që po merr jetë njerëzish.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!