×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti takohet me Isa Mustafën, dikur e quante ‘qyqan’

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 11:23

    Në këto çaste, një takim po mbahet me dy liderëve të këtyre partive, në një nga restorante e kryeqytetit. Mediat nuk janë lejuar, por pritet të kuptohet pas takimit nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes dy liderëve opozitarë.


    Pas gjendjes së krijuar ne vend, me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, në Kosovë ende nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje ose jo.

    Teksa më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, ka parti që ende nuk kanë dorëzuar nënshkrime.

    Ndërkohë, LDK dhe Vetëvendosje ka kohë që kanë filluar bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë. E Albin Kurti haptazi i është vardisur LDK-së për koalicion të mundshëm.

    Në këto qaste, një takim po mbahet me dy liderëve të këtyre partive, në një nga restorante e kryeqytetit. Mediat nuk janë lejuar, por pritet të kuptohet pas takimit nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes dy liderëve opozitarë.

    Kujtojmë, se gjatë vitit 2016, Albin Kurti nuk kishte fjalë të mira për Mustafën, i cili në atë kohë ishte kryeministër i vendit. Ai në disa raste është shprehur se nuk ka aspak respekt për të. Madje, në një intervistë në një nga televizonet tona, Kurti kishte shkuar edhe më tej duke e quajtur Mustafën “qyqan”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!