Kryeministri, Albin Kurti ka pritur sot në takim listën e iniciativës së përbashkët qytetare “Mitrovica”.
Kandidati për Kryetar të Komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiq dhe bartësi i listës, Skënder Sadiku kërkuan përkrahje nga kryetari Kurti sepse, siç u shprehën ata, kjo është hera e parë e një formati të tillë të organizimit, pra të gjitha partitë shqiptare, shoqëria civile dhe Vakati së bashku për një qeverisje lokale ndryshe.
Në takim kanë marrë pjesë edhe deputetja Arjeta Fejza dhe Nazan Kerveshi nga Sekretariati i gruas, të dyja nga Mitrovica.
Kurti ka përgëzuar pjesëtarët e kësaj liste për për bashkimin përtej dallimeve jo vetëm partiake në shërbim të interesit qytetar duke shprehur kështu nevojën e madhe që të përforcohet pozita e komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera jo serbe në atë zonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.