×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti thotë se dikush do që t’i frikësoj gjyqtarët e Kushtetueses

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 19:51

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka publikuar një paralajmërim të një grupi të quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”, përmes të cilit thotë se ai dhe anëtarët e LVV-së janë kërcënuar.


    Ai e ka quajtur këtë paralajmërim kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese.

    Kurti thotë se ky grup duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Kurtit:

    Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexha. Nuk ka shpjegim tjetër.

    Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tash populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata.

    Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin.

    Dekreti i Presidentit nuk është amandament kushtetute. Për çka nuk flet Kushtetuta nuk mund të flasë Presidenti. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë.

    Ne jemi duke i ndjekur me kujdes zhvillimet teksa po presim Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Pyetjet e njëanshme që thuhet se janë bërë nga Gjykata Kushtetuese në Forumin e Venedikut shpresojmë se janë lajm i rremë. Ndërkaq, ‘dokumentet’ në 3800 faqe nga koha e shkrimit të Kushtetutës, të humbura për vitin 2014 e të ‘gjetura’ tani, e kanë pasur afatin e skadencës porsi regjimi i vjetër – 6 tetor 2019!

    Në zgjedhjet e ardhshme do ta thellojmë diferencën si asnjë subjekt tjetër i parë në Kosovën e pasluftës.

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/874880603011825?__xts__%5B0%5D=68.ARB1feBS9XA8beAcCQ60DLjV3bQ5SqkjdssyEp-Ogd8CBF0EPWrDwWj3PGLh43vDDK1oHc3KzxhxWlPBWWX8tXqibR5a7vMMSLyTLn-o57__LqGBUCJzlFW7HVeS7XbHdzJv_zV7vKD8LIruoJRbiwpsHOnM8yttnxX0mytBH-SHcfZd1cxSp0oSB-pdTa3iW5c-5N0trLJkBb2PZtNOwdhEEVSRn5ywoKGTuDySJTwZGF9_mGPuSJTl23A0ICOvlof_weJpgZ3axKSCKQiP8sFPoAxesnDFBS6dpSsXxXFWdacM2oneKyJtPHaSnJwo_bfloHB8LH6NQHazcAjMSFpMz6LOg-aY3h7aC8ID3oafC2LwFljS&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!