×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti thotë se do të fitonin nëse shkohet në zgjedhje, por tani nuk përmend 51%

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 21:53

    Kryeministri në detyrë po flet për zhvillimet politike në Kosovë në një television të Shqipërisë, ku u pyet edhe për zgjedhje, për të cilat ai u shpreh i bindur se do të fitojë.


    Sipas tij, mbështetja popullore është dyfishuar për Lëvizjen Vetëvendosje, teksa ka shtuar se do të ketë zgjedhje të parakohshme ku edhe do të dalin fitues, shkruan Reporteri.net

    “Ne kemi dyfishu mbështetjen popullore, ka hendek të madh të përfaqësimit. Kjo është arsyeja që duhet të mbahen zgjedhjet e reja. Ne ishim 51 ditë qeveri dhe mbi 60 në detyrë, po s’ka asnjë qeveri të pasluftës që ka mbështetje sesa nga kjo. Në rast të zgjedhjeve të parakohshme që duhet e do të ketë ne do të fitojmë”, ka thënë Kurti.

    Mirëpo, cka bie në sy, është se kryeministri Kurti e ka zbutur gjuhën rreth rezultatit të zgjedhjeve, pasi kësaj radhe nuk e ka përmendur 51 përqindëshin, të cilën gjë e bënin më herët.

    Ndryshe, nga Lëvizja Vetëvendosje shumë shpesh është deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme nuk kanë nevojë për partnerë pasi, sipas tyre, do ta krijojnë qeverinë të vetme./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!