×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti tregon nëse do të shkojë sonte në stadium

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 15:11
    ????????????????????????????????????

    Albin Kurti po shkel për herë të dytë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë për të përkrahur Kombëtaren e Kosovës në futboll. Kësaj radhe, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i mbështesë kosovarët në përballje me anglezët.


    Kryeministri i ardhshëm i Kosovës dikur përkrahte vetëm ekipin e Shqipërisë derisa refuzonte përkrahjen e Dardanëve.

    Kurti ka shkruar në Facebook se ka ndjekur disa meqë të Truneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”, e në mbrëmje do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përkrahur lojën e Kosovës me Anglinë.

    “Ndoqa disa meçe në kuadër të edicionit të 21-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”. Mu në këtë sallë të Pallatit të Rinisë dikur ngadhënjente Klubi i Boksit “Prishtina”, disa orë para se në fushën e blertë të ngadhënjete Klubi Futbollistik “Prishtina” me Vokrrin që shënonte. Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!