Agjencia Kundër Korrupsionit ka zbuluar shumën e qirasë që e paguan kryeministri Kurti për shtëpinë, ku është zhvendosur së fundi.
Para më shumë se tre muajve, kryeministri Albin Kurti, ka ndërruar vendbanimin. Nga një banesë prej 60 metra katrorë, ai është shpërngulur në një shtëpi në lagjen “Taslixhe” në Prishtinë.
Por, sa paguan Kurti për këtë shtëpi?
Në formularin për deklarimin e pasurisë, Kurti ka deklaruar se për këtë shtëpi ai paguan 250 euro në muaj.
Këtë shtëpi Kurti e ka marrë me qira për 3 vite.
Ndryshe, kryeministri ka deklaruar se merr 1 mijë e 305 euro pagë nga Qeveria për detyrën e tij si shef i Ekzekutivit. Ai merr pagë edhe nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ku është kryetar. Nga subjekti politik që e ka krijuar vetë ai, mori 4 mijë e 200 euro për periudhën janar – mars të këtij viti.
Ndërsa bashkëshortja e Kurtit merr 3 mijë e 915 euro pagë mujore nga një kompani në Oslo të Norvegjisë.
Kurti ka deklaruar se ka 529 euro të gatshme në bankë, ndërsa gruaja e tij mban 10 mijë euro në një bankë në Norvegji.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.