Para pak minutave ka perfunduar takimi mes krerëve të VV-së dhe LDK-së, Isa Mustafes dhe Albin Kurtit. Nuk kanë folur për media. Dhe kjo heshtje e tyre duket se është një bindje ndaj deputetëve gjermanë, të dërguarit e kancelares Merkel, të cilët dje në Prishtinë thanë se ‘palët duhet të lënë mikrofonin por të flasin në telefon’, duke nënkuptuar që të mos debatojnë në media por më njeri-tjetrin.
Për dallim nga takimet tjera, asnjëra palë nuk ka njoftuar për këtë takim, siç ka ndodhur në rastet e mëparshme. Madje Kurti në një prononcim para mediave gjatë ditës së sotme tha se takimet do të vazhdojnë, por duke mos dhënë detaje se kur.
Ndërkohë, gazeta ka provuar të flas me zyrtarët e VV-së dhe LDK-së për këtë takim, por Arlind Manxhuka dhe Besian Mustafa nuk janë përgjigjur në thirrjet dhe pyetjet e Reporterit.
Sidoqoftë, gjatë ditës është raportuar se Mustafa i ka propozuar Kurtit një ministri më shumë në këmbim të postit të presidentit, për të cilin propozim ka pasur shenja se Kurti është pajtuar.
Ndryshe, ky takim vije një ditë pasi në Kosovë qëndruan dy deputetë të partisë së Angela Merkel, të cilët ishin të qartë në kërkesën për krijim të shpejtë të institucioneve./Reporteri.net