Deputeti i ri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, i cili njihet nga publiku si ‘Albini i vogël’, nga se mënyra si interpreton dhe flet nuk dallon shumë nga Albin Kurti, një politikan i ri e premtues për VV’në, ka reaguar ndaj LDK’së.
Gjyshinca përmes një statusi në Facebook tha se Albin Kurti e Vjosa Osmani po sulmohen nga njerëz të cilët janë plakur në politikë, duke aluduar në kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa dhe gardë e vjetër në këtë parti.
Ai gardën e vjetër në LDK po e quan si të etur për pushtet.
Ky është statusi i plotë:
Vullneti i popullit për ndryshim i dalur nga kutitë e votimit më 6 tetor mbanë dy emra kryesorë: Albin Kurti e Vjosa Osmani.
Albin Kurti si kryeministër i votuar nga qytetarët tashmë, e Vjosa Osmani si më e votuara në LDK, përveq emra, përfaqësojnë edhe mendësinë e re që aq shumë i duhet shtetit tonë tani.
Sot, kjo mendësi e re gjendet nën sulm nga ata që përveç se janë plakur në politikë për dekada, edhe na kanë zhytur në këtë dështim.
Sot një shoqëri e republikë e tanë po bëhet kurban i konflikteve të brendshme partiake të udhëhequra nga njerëz me mentalitet të “pushtetit të vjetër” e të pangopur për pushtet.
Andaj sipas meje, nëse nuk ka reflektim, përballë kësaj situate kthimi tek populli është rruga më duhur për t’i shërbyer atij më së miri.
Vetëvendosje është lëvizje e vlerave!