×
  • Lajme
  • Lajme

    Albright të mërkurën në Kosovë, feston bashkë me kosovarët 20 vjetorin e çlirimit

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 14:07

    Albright më 12 qershor feston në Kosovë Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së më 12 qershor.


    Për shënimin e dekadës së dytë, Kosova do të festojë bashkë me miqtë dhe aleatët me të cilët ndanë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë.

    Pikërisht në shënimin e kësaj dite në Kosovë do të vijë ish- Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

    “Madeleine Albright do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë“, thuhet në njoftimin e këshillit organizativ. Sipas këshillit, tubimi qendror do të mbahet në sheshin “Skëndërbeu”, duke filluar nga ora 11:00. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!