Sot dështoi dy herë të zgjidhet nga Kuvendi, por Albulena Haxhiu ka thënë se do të jetë sërish emri i propozuar për kryeparlamentare, shkruan Reporteri.net.
Ajo akuzoi se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin, pasi s’e mbështetën propozimin e Vetëvendosjes.
“Së pari më lejoni të falenderoj 57 deputetë që më mbështetën që të jem kryetare e Kuvendit, duhen edhe 4 vota. Pra, nga të gjithë deputetët, 61 duhet të jenë për. Siç e kuptuat, seanca u peuzullua, brenda 48 orëve u thirr seanca e radhës, Kuvendi nuk kunstitohet pa u zgjedhë kryetari dhe nënkryetarët. Ne ishim gati të vazhdojmë me procedurat e mëtejme, mirëpo duket që opozita po e mban të bllokuar Kuvendin sepse nuk e mbështeten propozimin e VV-së. I përket VV-së ta bëjnë propozimin e radhës, do të jetë emri i njëjtë, faleminderit”, tha ajo.
Kujtojmë se në dy votimet, Haxhiu mori vetëm nga 57 vota, nga 61 të nevojshme.
Nisma Socialdemokrate nuk e votoi për kryeparlamentare, ani se edhe vet ajo kishte deklaruar se i kanë numrat e nevojshëm. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.