Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).
Haxhiu në pasurinë e saj ka deklaruar një banesë që ka vlerën 60 mijë euro dhe një tokë, 6 ari, me vlerë rreth 15 mijë euro.
Po ashtu, ministrja Haxhiu ka deklaruar një veturë të tipit Seat Leon, me vlerë rreth 10 mijë euro, e cila thotë se e ka blerë nga shitja e veturës së kaluar, si dhe të ardhura nga huaja.
Haxhiu ka thënë se i ka para të gatshme plotë 1 mijë e 198 euro në bankë, kurse detyrime financiare i ka 27 mijë e 800 euro.
Sa i përket të hyrave, Haxhiu për periudhën janar, shkurt mars, në të gjitha pozitat që ka, ka marrë plotë 16 mijë e 473, si dhe mbi 2 mijë euro nga Trusti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.