Ka përfunduar takimi mes grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së për arritjen e koalicionit.
Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, para mediave ka bërë të ditur se të gjitha çështjet rreth programit janë finalizuar.
Po ashtu, ajo ka thënë se në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes dy partive.
“Ne jemi mandatu si grup punues për të finalizu çështjet mandatore. Sot pas një takimi që kishim, mund të them se të gjitha çështjet janë finalizuar. Sa i përket programit qeverisës, ne kemi arritur pajtueshmëri të plotë. Drafti shumë shpejt do të bëhet publik dhe qytetarët do të informohen për këtë. Çështjet që kanë të bëjnë me ndarjen e përgjegjësive do të ketë takim para të hënës. Mendoj që marrëveshja do të kryhet deri në fillim të javës tjetër”, ka thënë ajo.
“Presidenti e ka obligim kushtetues ta thërret seancën konstituive ta thërras brenda 30 ditëve. Nëse nuk e thërret, Kuvendi mblidhet vetë”, ka thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.