×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhja e Kryeparlamentarit

    Albulena Haxhiu para seancës: Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 10:05

    Deputetja e Lëvizjes Vetëendosje, Albulena Haxhiu, e cila është propozuar për Kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive.

    Haxhiu tha se VV vazhdon të ketë qëndrim të njejtë sa i përket çështjes së kryeparlamentarit, teksa ka konfirmuar takimin konsultativ me partitë tjera.

    “Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë”, ka thënë Haxhiu.

    Në dy votime, ajo s’ka marrë votat e nevojshme. Nga 61 sa duhen, Haxhiun e kanë votuar vetëm 57 deputetë.

    Në seancën e së hënës, propozimi nuk u hodh fare në votim.

    Nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca, kërkoi kohë shtesë dhe marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!