Deputetja Albulena Haxhiu, njëherit ish-ministre e Drejtësisë, është pyetur sot nga gazetarët për kompaninë e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit në detyrë, e cila ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë.
Haxhiu nuk ka dashur të flas shumë për këtë çështje sot pas seancës konstituive, duke thënë se nuk ka çfarë
“Besoj e keni parë çfarë ka shkruar shefi i Kabinetit, gjegjësisht z/Dalipi, nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj, sikurse ju e kam parë edhe unë reagimin e z.Dalipit dhe nuk kam çfarë të shtojë më tepër”, ka thënë Haxhiu, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Dalipi e konfirmoi këtë dhe tha se vëllai i tij, Dritoni ka vendosur “ta provojë fatin”, në tregun e lirë energjetik.
Dalipi ka thënë se vëllai i tij ka aplikuar ligjërisht, si qytetar i thjeshtë.
“Dritoni, afarist që 20+ vite, është qytetar i lirë dhe ka të drejtë të angazhohet në zhvillim biznesi, si çdo qytetar tjetër në këtë vend. Unë kam shërbyer me dinjitet dhe përkushtim në këtë Qeveri tash e katër vjet. Kjo nuk do të thotë që e gjithë familja ime ka hyrë në Qeveri. E as që duhet të paragjykohet për lidhje farefisnore me mua. Unë e inkurajoj Dritonin që të jetë sa më i suksesshëm në biznes, ashtu siç e bëj me secilin tjetër në sektor privat. (Lexoni biografinë e shkurtër timen në fund të këtij postimi për ta kuptuar më mirë pse e them këtë.) Dritoni dhe cilido qytetar tjetër ka të drejtë të aplikojë për një licencë në tregun e liberalizuar të energjisë. Pastaj është çështje e tregut – ofertë e kërkesë – për ata që kuptojnë pak nga ekonomia. Nëse është konkurrues, do të kontraktohet nga kompani private. Asgjë më shumë, e asgjë më pak”, ka shkruar ai ndër të tjera./Reporteri.net/.