×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu shkarkon drejtorin e Qendrës Korrektuese në Lipjan

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 18:10

    Është shkarkuar nga detyra drejtori i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Isuf Iberdemaj.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus zëdhënësi i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Florent Gashi, duke thënë se vendimi është marrë nga Ministria e Drejtësisë.

    “Vendimi është marrë nga Ministria e Drejtësisë, ata i kanë arsyet në vendim”, tha Gashi.

    Ky vendim i marrë gjatë ditës së sotme, është nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Në këtë vendim është treguar se pse është shkarkuar Ibërdemaj.

    Ai është shkarkuar për arsye se ka lejuar daljen dhe përcjelljen e të burgosurit B.M., nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për daljen dhe përcjelljen e personave të burgosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!